Home SPORT Ramos: E pazakontë të jenë tri ekipe në luftë për titull

Ramos: E pazakontë të jenë tri ekipe në luftë për titull

Mbrojtësi i Real Madridit, Sergio Ramos, ka deklaruar se ai mezi pret ndeshjen ndaj Barcelonës, por habitet me faktin se janë tri ekipe në luftë për titull të kampionit në La Liga.

Kapiteni dhe mbrojtësi i Real Madridit është i gatshëm për El Clasicon e të dielës, që thotë se e gjen Barcelonën në një përgatitje e sezon fantastik, pavarësisht disa kritikëve që thonë se dominimi i tyre ka ardhur drejt fundit.

“Barcelona ka sezon fantastik, ndoshta njerëzit janë mësuar t’i shohin ata në luftën për titull, por është e pazakontë të jenë tri ekipe në garë për titull me numrin e pikëve që kemi fituar deri tani këtë sezon”, ka theksuar Ramos.

Real Madridi pret Barcelonën në El Clasicon që zhvillohet të dielën me fillim nga ora 21:00.

Previous articleVV: Vetëm ne po bëjmë opozitë në Ferizaj
Next articleDuhanxhinjtë shkelin Ligjin për kontrollin e duhanit