Lideri i RDK-së Rufi Osmani dhe lideri i BDI-së Ali Ahmeti kanë filluar negociata për pjesëmarrje të përbashkët në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, bëhet e ditur nga burime partiake.
Tani për tani ky është vetëm plan, ndërsa takim direkt mes Osmanit e Ahmetit ende nuk ka pasur. Lideri i RDK-së Osmani një ditë më parë porositi kreun e PDSH-së Menduh Thaçi të bëjë listë zgjedhore me Nikolla Gruevskin.
Reagimi i tillë pason pas sulmeve të Thaçit se Rufiu ka qenë, “i biri i Cërvenkovskit” dhe duhet gjatë zgjedhjeve të shkojë në Strumicë, duke aluduar në takimin e Osmanit me Zaevin para disa muajsh.
Pas takimit të Thaçit me të parin e DZK-së Sasho Mijalkov në “Sushiko”, sipas burimeve, po duket se opozitari Thaçi nga arsyet që vetëm ai i din të koketojë me VMRO-DPMNE-në?
Partia e tij, sipas burimeve partiake mund të participojë në qeveri nëse vetëm këtë e bën VMRO-DPMNE. PDSH deri më tani asnjëherë nuk ka fituar zgjedhje, ndërsa në qeveri ka qenë duke iu falënderuar afërsisë me VMRO-DPMNE-në, transmeton zhurnal.
Madje, në BDI kanë thënë se Thaçi u ngut të dalë më kandidat me urdhër të Mijallkovit, edhe pse prej tyre u tha se nuk do të marrin pjesë në zgjedhjet për president.