Home SHOWBIZ Rihanna, ikonë e modës (Foto)

Rihanna, ikonë e modës (Foto)

Rihanna është shpallur ikonë e modës për vitin 2014 nga Këshilli amerikan i dizajnerëve të modës (CFDA).

Këngëtarja e hitit “Diamonds” do ta marrë çmimin në një ceremoni që do të mbahet në qershor të këtij vit.

“Me krenari ia ndajmë Rihannas çmimin ‘Cfda ikonë e modës’ për ndikimin e saj në industri si ambasadorja më entuziazmuese i modës në kohët e fundit”, kë deklaruar shefi ekzekutiv i CFDA, Steven Kolb.

Fituese të mëparshme të këtij çmimi janë edhe supermodelja Kate Moss dhe këngëtarja Lady Gaga.

Previous articleRishfaqet Muja
Next articleBeckhamit i është ndaluar larja në Amazonë