Home LAJME Rishfaqet Muja

Rishfaqet Muja

Kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja, është parë sot në Kuvendin Zgjedhor të Forumit të Gruas së PDK-së në Prizren. Ai në këtë kuvend zgjedhor ka marrë pjesë bashkë me liderin e PDK-së, Hashim Thaçin.

Muja, në Kuvendin e grave të PDK-së ka shprehur optimizëm, duke thënë se PDK-ja do t’i fitojë zgjedhjet nacionale.

“Prania e madhe e grave në këtë Kuvend është garancë e fitores së PDK-së edhe në zgjedhjet parlamentare”, tha ai, transmeton PrizrenPress.

Kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja, pas pezullimit të postit të kryetarit të Prizrenit nuk është shfaqur në opinion.

Ndërkaq, përfaqësuesit e shoqërisë civile “Për Prizrenin” , fundjavën që shkojë Mujën e kanë shpallur person “në kërkim”.

Zëdhënësi i Komunës, Ymeri Berisha ka thënë se kryetari Ramadan Muja, çdo ditë del në qytet. “Ai është vizitor i rregullt edhe i Kalasë”, ka thënë Berisha.

Previous articleNjë selfie nga Baba Stars
Next articleRihanna, ikonë e modës (Foto)