Home SHOWBIZ Rita Ora: Kënga e re, si e Whtiney Houston

Rita Ora: Kënga e re, si e Whtiney Houston

Rita Ora e ka krahasuar këngën e saj të re me stilin e këngëve të Whitney Houston.

Këngëtarja 23-vjeçare do të lansojë albumin e dytë të saj me këngën “I Will Never Let You Down”, producent i të cilës është i dashuri Calvin Harris – dhe thotë se kënga ia kujton asaj këngën ‘I Will Always Love You’ të këngëtares së ndjerë.

“’I Will Never Let You Down’ është mbase një këngë shumë e rëndësishme për mua, pasi është një këngë dashurie, por ajo ju kujton juve Whitneyn, dhe kjo ishte atmosfera që ne krijuam”.

“Ne vetëm deshëm të ndjehemi mirë. E dini atë ndjenjën e ‘How Will I Know’ me synt? Thjesht ju bën të ndjeheni të lumtur… këtë doja të krijoja”, ka thënë Rita.

Previous articleGati reforma e Obamës për NSA-në
Next articleAktorja që lakmon të flejë me Rihannan