Home SHOWBIZ Rooker: Unë dhe Stalone gati sa nuk vdiqëm

Rooker: Unë dhe Stalone gati sa nuk vdiqëm

Është konsideruar si njëri ndër filmat më të mirë aksion në vitet e ’90-ta, por aktori amerikan Nichael Rooker ka pohuar se gati sa nuk kishte vdekur duke xhiruar filmin “Cliffhanger”.

Derisa ata ishin në 3 mijë metra lartësi kishte filluar një stuhi me vetëtima të cilat gati sa nuk e vranë atë dhe aktorin tjetër Sylvester Stallone.

“Ishte një çmenduri”, ka thënë aktori për MailOnline. “Ishte një natyrë e vërtetë në alpet veriore të Italisë dhe ne ishim të kërcënuar nga një rrezik i vërtetë”.

GOJQI

Rooker, i cili luajti shokun e alpinistit që luhej nga Sylvester Stallone në filmin e vitit 1993- kujtoi një pjesë të incidentit kur ekipi ishte goditur nga një stuhi e vetëtimave.

“Ne në maje të shkëmbinjve në lartësi mbi 3 mijë metra dhe e shihnim me milje larg se stuhitë po vinin drejtë nesh”, ka thënë ai.

ROKI

 

“Ekipi mori vendim që të qëndronim dhe të xhironim pjesën e fundit sa më shpejt dhe të largoheshim që aty. Por kur përfunduam xhirimet tashmë ishte vonë. Ne ishin në mes të stuhisë dhe vetëtimat goditnin çdo gjë rreth nesh”, shtoi aktori.

“Ne mbroheshim duke u fshehur pas njëri-tjetrit në një tendë në të cilën flokët tona na u ngritën lart shkaku i elektricitetit shumë të madh”.

QIKA ME ALLTI

 

 

Filmi ishte nominuar për tre çmime Oscar për efektet vizuale dhe fitoi rreth 255 milionë dollarë nëpër arkat filmike.

Previous articleRama: Bizneset e Kosovës duhet ta konsiderojnë Shqipërinë atdhe të tyrin
Next articleReforma territoriale, Rama i kërkon Bashës