Home LAJME ROSU bastisi edhe gjykatën në veri të Mitrovicës

ROSU bastisi edhe gjykatën në veri të Mitrovicës

322Mediet serbe transmetojnë njoftime për aksionin e policisë speciale të Kosovës, ROSU, përveç në Shtërpce, edhe në pjesën veriore të Mitrovicës.Sipas njoftimit që e transmetoi RTS, pjesëtarët e ROSU-s kanë bastisur sot Gjykatën Themelore të pjesës veriore të Mitrovicës, një gjykatë paralele që funksionin në kuadër të gjyqësisë së Serbisë.

Këto burime theksojnë për arrestimin në Shtërpce të Dejan Stevanoviqit, Radisha Jovanoviqit, Dragan Markoviqit dhe të Dejan Jorgoviqit, të gjithë të angazhuar në njësitin hetimor të stacionit policor të Shtërpcës, e po ashtu edhe të rojës lokale të pyjeve Dragutin Ivanoviqit.

Shtëpitë e të gjithë të arrestuarve, sipas medieve të Beogradit, janë bastisur. Përveç këtyre bastisje janë bërë edhe në fshatrat Sevce, Gotovushë e Vërbeshticë. Tanjug raporton se është bastisur edhe shtëpinë familjare të Llaziqve në Shtërpce dhe me këtë rast policia ka sekuestruar para, kompjuterë laptopë dhe telefona.
Sipas fjalëve të Llaziqit, policia kishte hyrë në shtëpinë e tij në orën 5 e 30 minuta, me ç’rast i kishte prezantuar autorizimin për bastisje (në gjuhën shqipe). Ivani është vëllau i Llaza Llaziqit, i cili tash disa muaj ndodhet në paraburgim.

Për shkak të këtij aksione dis dhjetëra serbë janë tubuar para Komunës në Shtërpce, dhe nga kryetari i saj, Bratisllav Nikoliqit, kanë kërkuar sqarime, thonë mediet e Beogradit.
Mediet serbe transmetojnë spekulime, sipas të cilave Policia e Kosovës në ditën e zgjedhjeve kishte arrestuar një pjesëtar të MUP-it, të cilit i kishte gjetur USB me emrat e disa personave, pjesëtarë të policisë së Kosovës që i kishin raportuar SU-it të Serbisë, për pasojë sot kanë ndodhur arrestimet.

Ministri për Kosovën n Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin, e ka quajtur tendcioz aksionin e policisë së Kosovës “me qëllim të shqetësimit të serbëve dhe të detyrimit që të shpërngulen”.
Vulen ka premtuar se Zyra për Kosovën e Qeverisë së Serbisë “menjëherë do të sigurojë ndihmë juridike për të gjithë të arrestuarit”.

Previous articleJohn Kerry arriti në Kiev
Next articleGold Ag: Jam Musliman jo terrorist