Home SHOWBIZ Rozana me katër konkurrime në ‘Top Fest’

Rozana me katër konkurrime në ‘Top Fest’

Këngëtarja dhe test-shkruesja e njohur Rozana Radi, edhe pse nuk do të jetë pjesë e edicionit të katërt të festivalit ‘Top Fest’ me ndonjë këngë, nuk do t’i mungojë këtij spektakli. Rozi ka bërë me dije se katër kolegë të saj do të mbajnë tekstet e saja në festivalin e këngës në Top Channel.

“Këtë javë paraqiten në Top Fest 4 këngë nga këngëtare big të skenës sonë. Kam punuar me dashuri dhe përkushtim për realizimin e teksteve të tyre. Shijoni këto këngë miqtë e mi, sepse janë vërtet magjepsëse. Soni Malaj “Me të jeton”, Era Rusi “Hajde me ne”, Endri & Stefi “Dashuria urren”, Olta Boka & Erik Loshi “Ti m’ke mua”.

Suksese pafund të gjithëve…”, ishte mbishkrimi që ka lënë këngëtarja në faqen e saj zyrtare në ‘Twitter’, ndërsa nuk ka fshehur se tekstet e këngëve për kolegët i ka shkruar me shumë dashuri.

Previous articleFIFA sot e nesër flet për Kosovën
Next articleShqiptari që shkëlqeu në “DWS America”