Home LAJME Rritet numri i papunësisë në Francë

Rritet numri i papunësisë në Francë

Ministria e punës në Francë njoftoi se niveli i papunësisë përgjatë muajit shkurt në këtë vend është shtuar me 0 9 për qind duke e çuar në total numrin e të papunëve në 3.34 milion banorë.

Agjencia franceze e lajmeve citon ministrinë franceze të punës të ketë thënë se përgjatë muajit shkurt kanë humbur vendet e tyre të punës 31.5 mijë persona.

Shtimi i nivelit të papunësisë në Francë, është bërë shkak për shtimin e presioneve ndaj qeverisë socialiste të kryesuar nga presidenti Francois Holonde.

Që nga ardhja në pushtet të presidentit Holonde në Maj të vitit 2012 e deri më tani më shumë se 420 mijë persona në Francë, kanë humbur vendet e tyre të punës.

Previous articleBanorët e Karaqevës: Kryeministër hajde bëj “selfie” edhe te ne, se edhe ne jemi Kosovë
Next articleLetër publike për ish-Kryeministrin Thaçi