Forcat ruse kanë hynë në bazën ushtarake në Sevastopol, raporton agjencia e lajmeve ukrainase, Interfax.
Raportuesi i Reutersit ka njoftuar së një grup i panjohur, për të cilët supozohet që janë rusë, e ka futur kamionin në bazën ukrainase të mbrojtës në Sevastopol dhe e ka marrë atë. Baza është marrë pa shkrepur asnjë plumb.
Mediat lokale kanë raportuar se kamioni e ka qarë rrethimin e bazës së përmendur dhe se persona të armatosur janë futur brenda.
Zyrtari i ushtrisë ukrainase, Vladislav Seleznjov në një deklaratë përmes telefonit ka thënë se sulmues të armatosur e kanë marrë bazën pa e shkrepur asnjë plumb dhe se në atë aksion nuk është lënduar asnjë.
Zyrtari tjetër ukrainas i ka thënë agjencisë britanike se ai e kishte rolin e negociatorit ndërmjet ushtrisë ukrainase dhe personave të armatosur brenda bazës.
Siç njofton Reuters, në momentin e sulmit të personave në bazë, në të gjendeshin rreth 100 ushtarë.
Situata sipas medieve botërore vazhdon të jetë e tensionuar dhe nuk ka informacione se çfarë po ndodh.