Home SHOWBIZ Sabri Fejzullahu, ‘live’ për 45 vjet

Sabri Fejzullahu, ‘live’ për 45 vjet

foto (5)Është kthyer nga Zvicra për të mos qëndruar shumë në Prishtinë. E ndonëse e do fort qytetin që i këndoi më së shumti, i duhet shumë shpesh ta lërë për destinacionin e radhës. E kjo për faktin se e thërret sërish muzika ‘live’ nëpër botë. Kështu nis e mbaron një javë e tërë e këngëtarit Sabri Fejzullahu, i cili për çdo javë ka të njëjtin ritëm angazhimesh në muzikë. “Sapo u ktheva nga Zvicra ku isha me prezantimet e mia ‘live’. Kam pas dy mbrëmje muzikore, dhe u ktheva prapë. Si çdo vikend që angazhohem jashtë diku. Në vikendin e ardhshëm do udhëtoj drejtë Gjermanisë”, shkruan Tribuna.

Lodhja shuhet përmes këngës

I kursyer në lëvdatat rreth vetes, ani pse ka dëshmuar fuqinë e tij në muzikë, këngëtari i dashur i shqiptarëve ia ka lënë në dorë publikut, vlerësimin mbi të. “Publiku po më thotë mirë. Unë këtë nuk mund ta them. E sa i përket përjetimit tim, mund të them se nuk ka kënaqësi më të madhe. Është kënaqësi tash e 45 vjet, është e njëjta kënaqësi çdoherë”.
Karshi kënaqësisë në të kënduar, edhe lodhja është pjesë e mbrëmjeve të shpeshta. Por të cilat Fejzullahu i kalon me muzikë e qejf përballë publikut të cilit i këndon tash e 45 vjet. “Lodhjet janë permanente sepse nuk jam më djali i ri qysh kam qenë dikur. Por kur punoj nuk lodhem. Këndoj derisa të djersij e të bëhem ujë në skenë. Publiku e di më së miri edhe këtë të vërtetë. Ai e di kush gënjen e kush nuk gënjen në skenë. E këtë e vërejnë gjatë interpretimit të këngëtarit. Unë këtë punë e bëj me shumë pasion tash e 45 vjet. Më duket se më duan shumë njerëzit. Kjo më bën shumë të lumtur”.

Dy këngë njëherësh

Të kënduarit ‘live’ nuk është lidhja e vetme që Sabriu ka me publikun e tij. Këngëtari ka treguar se shpejt do të sjell dy këngë të reja, njëra prej të cilave është në duet me të birin. “I kam bërë dy këngë të reja. I kam realizuar me produksionin muzikor të Emrush Thaçit. Videon e njërës këngë duhet që të shkoj në Tiranë të martën (sot). Këto dy këngë i ka kompozuar dhe orkestruar kompozitori dhe orkestruesi më i mirë mbarë shqiptar Virusi i “Elitës 5”. Tekstet i ka shkruar po ashtu ai që i shkruan më së miri ndër shqiptarët tekstin dhe këngën, Fatmir Muja e që jam shumë i lumtur që bashkëpunoj me të. Po pres që këngës time t’i dali videoja brenda dhjetë ditësh, ndërsa rreth duetit me Ermalin duhet të punojmë më shumë. E kjo jo që do të bëjmë diçka të madhe, glamur, jo. Por kënga është shumë e ndjeshme dhe besoj e ishAllah Zot do t’i pëlqej publikut. Asnjëherë nuk kam kënduar me djalë tim. Nuk kam bërë duet me asnjërin as me Ermalin e as me Armendin. Ishte koha ta bëjmë një duet e na priftë e mbara”, është shprehur duke mos fshehur lumturinë e tij babai, ndërsa ka treguar pse ishte koha që ata të bëjnë këtë duet.

Previous articleFëmija 3 vjeç vdes duke ngrënë në fast food, dhurohen organet
Next articleDhurata Ahmetaj në pritje të princit