Home Kuriozitete Sammer: Shaqiri, lojtar gjenial

Sammer: Shaqiri, lojtar gjenial

Ish futbollisti më i mirë i botës për vitin 1996 ka thënë për Shaqirin se “ai do të jetë njëri ndër lojtarët më të mirë të Botërorit në Brazil”.

„Shaqiri është lojtar i jashtëzakonshëm, lojtar kreativ, gjenial”. Është ky vlerësimi më i ri që i bëhet xhuxhit tonë magjik. Dhe, ai që e bën këtë vlerësim  nuk është kushdo por ish futbollisti më i mirë i botës për vitin 1996, shefi i sotëm sportiv i FC Bayern-it, Mathias Sammer.

Ai e ka bërë këtë deklaratë në magazinën gjermane të futbollit “kicker”. Por Sammer nuk ka mundur të thotë nëse Shaqiri do të zërë vendin e lojtarit titullar ose jo në Bayern. Nga ana tjetër ai nuk ka kursyer komplimentet  për Xherdanin duke parashikuar madje se “do të jetë njëri ndër lojtarët më të mirë të Botërorit në Brazil” .

Nga angazhimi i tij në FC Bayern në verën e vitit 2012 e deri më tash Shaqiri me klubin e tij ka fituar të gjithë titujt e mundshëm , si në vend ashtu dhe në planin ndërkombëtar. /RadioRINIA/

Previous articleZonja e Parë e Francës shtrohet në spital
Next articleVatra: Çështja e pazgjidhur e Luginës në Parlamentin Evropian në Strasburg