Home TEKNOLOGJI Samsung e ka gati “ATIV SE-në”

Samsung e ka gati “ATIV SE-në”

Ka kaluar shumë kohë që prej momentit kur Samsung ka lëshuar një pajisje Windows Phone. Pajisja e fundit që ne kemi parë ishte telefoni ATIV S, i cili ishte i ngjashëm me telefonin Android, Galaxy S3.

Tani @evleaks ka postuar një foto të telefonit të ri inteligjent të Samsung-ut, ATIV SE, që është i destinuar për rrjetin Verizon të Amerikës.

Nga imazhet e dala në Twitter, telefoni ri ATIV SE si duket do të ketë ekran me rezolucion 1920×1080 Full HD, dhe kamera 13 megapixelë, ndërsa karakteristikat e tjera do të jenë të njëjta me telefonin inteligjent Galaxy S4.

Nuk ka informacione se sa do të kushtojë ky telefon dhe se kur do të dalë në treg.

Previous articleGoogle lanson Android Wear për orët e mençura
Next articlePërdorimet e limonit në lëkurë e shëndet