Revista gjermane “Der Spiegel” ka rikthyer online një artikull për presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, edhe pse më herët ishte urdhëruar nga një gjykatë në Hamburg ta largonte atë.
Kjo u bë e ditur në X nga gazetari gjerman, Michael Martens.
Artikulli në fjalë “Evropianët e pasur që udhëtonin për gjueti njerëzish në Sarajevë”, trajton pretendime për të ashtuquajturën “gjueti njerëzish” gjatë luftës në Bosnjë (1992–1995), ku përmendej edhe emri i Vuçiqit.
Gjykata e Hamburgut më herët kishte vendosur një urdhër të përkohshëm, duke e konsideruar të papranueshme mënyrën e raportimit dhe duke theksuar se disa pretendime nuk ishin të verifikuara mjaftueshëm dhe shkelin parimin e prezumimit të pafajësisë.
BE hap negociatat për heqjen e roamingut me Ballkanin Perëndimor

Bashkimi Evropian ka miratuar hapjen e negociatave me shtetet e Ballkanit Perëndimor për heqjen e roamingut.
Qëllimi është që qytetarët të përdorin tarifat e tyre kombëtare në BE pa kosto shtesë.
Negociatat pritet të përfundojnë brenda disa muajsh dhe marrëveshja të hyjë në fuqi vitin e ardhshëm.
Këshilli i Ministrave i Bashkimit Evropian ka miratuar formalisht hapjen e negociatave me shtetet e Ballkanit Perëndimor për heqjen e roamingut.
Tashmë hapet rruga që Komisioni Evropian të nisë negociata individuale me secilin vend të rajonit për arritjen e marrëveshjeve sektoriale.
Këto marrëveshje do të krijojnë kornizën institucionale të nevojshme për zbatimin dhe menaxhimin e tyre.
Para se t’i bashkohen zonës pa roaming, shtetet e rajonit duhet të harmonizohen plotësisht me legjislacionin e Bashkimit Evropian për roamingun.
Kjo nënkupton që qytetarët do të mund të përdorin tarifat e tyre kombëtare për telefonata, mesazhe dhe internet gjatë qëndrimit në vendet e Bashkimit Evropian, pa pagesa shtesë për roaming.
Zëvendësministrja për Çështje Evropiane e Qipros, Marilena Raouna, tha se ky vendim do të sjellë përfitime konkrete për qytetarët.
Ndërkaq, në Bruksel vlerësohet se negociatat mund të përmbyllen brenda disa muajsh, në mënyrë që heqja e roamingut të hyjë në fuqi gjatë vitit të ardhshëm./RTK
© 2022 – 2026 TËVË 1 – lexoje tëvërtetën




