Home SHOWBIZ Sean Combs, sërish si Puff Daddy

Sean Combs, sërish si Puff Daddy

Moguli i muzikës hip-hop, Sean Combs, është duke u rikthyer në rrënjët e tij si Puff Daddy, derisa përgatitet të lansoojë albumin e tij të ri.

Reperi/producenti ka kaluar në një varg ndryshimesh të emrit gjatë viteve, por për fazën e ardhshme të karrierës së tij, ai do të ribëhet Puff Daddy, emrin të cilin e shfrytëzoi kur incizoi punën e parë komerciale në muzikë në vitin 1997.

Combs, që është njohur si Diddy për afro 10 vite, i ka bërë ndryshimet gjatë të hënës, derisa zbuloi lansimin e albumit të gjashtë në studio të titulluar “Mmm”, incizimin e parë që nga ai i vitit 2010 “Last Train to Paris”, ku ai bashkëpunoi me Dirty Money.

Albumi i ri pritet të lansohet më vonë gjatë këtij viti.

Previous articleTalentet e dikurshme të sportit, sot yje botërore: I njihni kush janë?! (Foto)
Next articleNuk e gjeti aeroplanin, por i çmendi femrat në botë! (Foto)