Ministri Nenad Rashiq këtë kërkesë të serbëve për zgjatjen e mandateve, nuk e quan kushtëzim. ”Ne nuk jemi duke e kushtëzuar,por ne fuqimisht dhe në mënyrë të qartë,kërkojmë që ulëset e rezervuara që janë të rëndësishme për pakicat,të miratohen në të njëjtën pako të përbashkët.Pra,ne nuk do të shantazhojmë apo të kushtëzojmë,por kërkojmë reciprocitet dhe një trajtim të drejtë”,tha ministri Rashiq.
Përfaqësuesit e komuniteteve pakicë në Kosovë kanë njoftuar se do të sjellë ndryshime në Kushtetutën e Kosovës në lidhje me formimin e Forcave të Armatosura , pranimin e kërkesës për vazhdimin e vendeve të rezervuara në parlament për komunitetin , për një mandat tjetër .
Qeveria e Kosovës, dje ka miratuar propozimin e Kuvendit për ndryshimin dhe plotësimin e ndryshimeve kushtetuese, që kanë të bëjnë me fushën e sigurisë , konkretisht shëndërrimin e FSK në Forca të Armatosura të Kosovës .
Megjithatë ,ministri i Administratës Publike Mahir Jagcilar dhe Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale Nenad Rashiq , kërkuan që gjatë ndryshimeve të Kushtetutës të kihen parasysh kërkesat e komuniteteve pakicë për zgjatjen e mandateve të rezervuar në Kuvendin e Kosovës.
Ministri Nenad Rashiq për Radio Kosovën në gjuhën serbe thotë se do të jetë e vështirë për të bindur deputetët jo shqiptarë që të votojnë për ndryshimin e Kushtetutës në lidhje me forcat e armatosura , nëse në të njëjtën kohë shumica nuk e mbështet idenë për zgjatjen e mbajtjes së vendeve të rezervuara në Kuvend, nga ana e pakicave.
” Ne nuk jemi duke e kushtëzuar , por ne fuqimisht dhe në mënyrë të qartë , kërkojmë që ulëset e rezervuara që janë të rëndësishme për pakicat , të miratohen në të njëjtën pako të përbashkët . Pra , ne nuk do të shantazhojmë apo të kushtëzojmë, por kërkojmë reciprocitet dhe një trajtim të drejtë”, pohoi Rashiq.
Në anën tjetër , Rangjel Nojkiq , kryetar i Bordit të Lëvizjes për Ringjalljen e Kosovës serbe, tha se përfaqësuesit politikë të pakicave, nuk duhet që për hir të vendeve të rezervuara , të cilat janë shumë të rëndësishme për të gjitha komunitetet, të japin pëlqimin e tyre për krijimin e Forcave të Armatosura të Kosovës .
” Unë mendoj se nuk është e mirë për të dhënë pëlqimin për një zgjidhje, për arsyen e thjeshtë se për të bërë këtë ata nuk e kanë mandatin. Rashiq , ose ndonjë Ministri i Qeverisë së Kosovës , pa pëlqimin dhe sugjerimin e grupeve parlamentare në Kuvendin Kombëtar të Kosovës nuk mund ta japin pëlqimin.
Nojkiq, në një deklaratë për redaksinë në gjuhën serbe të Radio Kosovës, tha se shpallja e formimit të Forcave të Armatosura , ka bërë që komuniteti serb të ndjehet i brengoosur”, ka deklaruar tutje Nojkiq.
Gjatë ditës së sotshme, Kryetari i Kuvendit Jakup Krasniqi, deklaroi se kërkesat e partive të pakicave snë lidhje me vendet e rezervuar, janë në kundërshtim me planin e Marti Ahtisarit dhe se përfaqësimi i pakicave në institucionet e Kosovës, është më i mire se në të gjithë Europën.