Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë ka dënuar ashpër djegur e flamurit serb në Mitrovicë, raporton Tanjug.
Reagimi ka ardhur pas këtij veprimi të bërë nga disa tifoz pak para fillimit të ndeshjes miqësore në mes të Kosovës dhe Haitit.
“Ne kemi kërkuar nga organet kompetente dhe EULEX për t’i gjetur këta dhe dënuar personat e përfshirë në këtë protestë. Duke pasur parasysh që djegia e flamurit konsiderohet si krim në botën e civilizuar, Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë kërkon nga organet përgjegjëse që të reagojnë menjëherë për t’i sjellë para drejtësisë fajtorët”.
Kjo zyre ka thënë se është e befasuar që nuk ka pasur ndonjë reagim nga Prishtina, komuniteti ndërkombëtar apo edhe nga organizatat botërore sportive lidhur me këtë çështje.
Një grup simpatizantësh në Mitrovicë kanë ndezur flamurin e Serbisë duke brohoritur fjalë kundër Serbisë dhe maqedonëve.
.