Qeveria e Serbisë ka kumtuar sot se qëllimi i formimit të Forcave të Armatosura të Kosovës është “shkelje e vrazhdë e rezolutës 1244”.
Në mbledhjen e mbajtur sonte, kjo qeveri, siç njofton B92 thekson se “formimi i Forcave të Armatosura të Kosovës destabilizon gjendjen në Kosovë dhe ka paralajmëruar se për këtë shkak do të iniciojë zgjedhjen e këtij problemi në Kombet e Bashkuara”.
“Ky veprim destabilizon situatën në Kosovë dhe është në kundërshtim me procesin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës” ka vlerësuar Qeveria në mbledhjen e vet, raporton koha.
Kumtesa nga Kryeministria serbe vlerëson se situata e sigurisë në Kosovë është përkeqësuar me, siç thotë ajo, presionet dhe sulmet ndaj pjesëtarëve të nacionalitetit serb si dhe me ndalimin e hyrjes së qytetarëve të Serbisë në Kosovë.