Home LAJME Serbia në kërkim të takimit urgjent të KS-së kundër FAK-ut

Serbia në kërkim të takimit urgjent të KS-së kundër FAK-ut

fotoKryeministri i Serbisë Ivica Daçqi ka thënë se është marrë vesh me përfaqësuesen e lartë të BE për Politikë të Jashtme Catherine Ashton se dialogu për Kosovën do të vazhdojë pas zgjedhjeve në Serbi.
Daçiq nuk ka shtuar se nuk është saktësuar data e vazhdimit të bisedimeve porse Qeveria (serbe) është në kontakt të përditshëm me BE, njofton B92.
“Qeveria e Serbisë ka kërkuar mundësinë për mbledhje urgjente të Këshilli të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara lidhur me situatën aktuale në Kosovë dhe formimin e , siç e ka quajtur ai, njëfarë të ashtuquajture ushtri Kosove”, ka thënë Daçiq, raporton koha.
“Me përfaqësuesi të BE jemi në bisedime të vazhdueshme që të gjendet zgjidhja për serbët e paraburgosur në Kosovë pasi kjo, sipas tij, të gjithë kufijtë e pavarësisë së sistemit gjyqësor “, ka thënë Daçiq.
Ai thënë se nuk bëhet fjalë që këtë “të amnistohet ndokush nga përgjegjësia “.
“Ne kërkojmë që ata të mbrohen në liri dhe japim garanci se ata do të dalin para organeve gjyqësore”, ka thënë Daçiq.
Kryeministri serb ka shtuar se “ky raport ndaj serbëve është shkelje e të drejtave të tyre njerëzore si dhe destabilizim i situatës politike në Kosovë, pengim të implementimit të Marrëveshjes së Brukselit.
“Takimi i ardhshëm me BE-në do të jenë thellësisht politike që të shihet nëse të gjithë dëshirojnë që situata të stabilizohet ose nëse dikush vazhdimisht përpiqet që të shkohet një hap përpara e dy prapa”, ka thënë Daçiq.

Previous articleDafina: Jam single!
Next articleGold Ag paralajmëron ‘hitin’ e radhës