Home Uncategorized Sfidë e Ecohigjienës, inkasimi i borxheve

Sfidë e Ecohigjienës, inkasimi i borxheve

Gjilan –  “Ecohigjiena përballë qytetarëve”,  ka qenë temë e debatit që ka organizuar  Klubi i Gazetarëve “Beqir Musliu”- Gjilan,  përmes të cilës është synuar të shoh dhe debatojë të arriturat, sfidat, projektet  e kësaj kompanie e cila ka hyrë e para në Partneritetin Publiko Privat. 

Nga të pranishmit u tha se janë të kënaqur  me punën e kësaj kompanie, por u pranua po ashtu se e ka probleme me pagesën e faturave e cila është edhe sfidë që reflekton në punën e mëtutjeshme  të kësaj Kompanie në ofrimin e shërbimeve edhe më të mira.

Senad Ramaj anëtar i Bordit i Ecohigjiena  ka rikujtuar ardhjen me kompaninë “Mosser Group”, më  2009 kur kanë bërë prezantimin e grumbullimit të mbeturinave  për të kaluar me fazat tjera. “Ne i kemi shoshit  të gjitha variantet dhe pas një pilot projekti  ku është përzgjedh lagjja Dardania  bashkë me komunën investuam në kontejnerë dhe kamion dhe pas gjashtë muajsh u pa se mundet të bashkëpunohet me komunë”, ka thënë Ramaj..

Ai  bëri të ditur se kanë marrëveshje  me komunën  për këtë partneritet në  afat  prej 15 vjet plus.

Sipas tij, që një vit e gjysmë që operojmë në disa komuna të këtij rajoni dhe shihen rezultate pozitive nga puna e kryer. Kjo sipas Ramaj u bë edhe  fal angazhimit të madh të punëtorëve.  Ai tha se janë përpjekur të përmirësojmë kushtet e  punës së punëtorëve, kanë bërë ndryshime në aspektin e menaxhimit  për të qenë në gjendje të menaxhojnë me kompaninë sipas standardëve bashkëkohore.

“Kur erdhëm  gjetëm pajisje  që nuk janë në  hap me kohën, nuk ishte lehtë por arritëm rezultate dhe kjo e arritur  është e arritur edhe e komunës”, ka thënë Ramaj.

Por, ai tha se po ballafaqohen edhe me sfida të ndryshme e veçmas rreth punës së inkasimit të borxheve e cila është brengë e Kompanisë. Ai tha se po përpiqen në mënyrë maksimale për të  pas inkasim më të madh por se  ka probleme në këtë drejtim.

Ne kemi pranuar punëtorë të rinj në kompani dhe jemi të interesuar të shtojmë numrin e punëtorëve por se  edhe inkasimi duhet të jetë në nivel për të bërë për qytetin atë që është më e mira, ka thënë Ramaj.

Bajram Isufi , kryeshef ekzekutivi i Ecohigjiena ka thënë se  Kompania  numëron 141 punëtorë, të ndarë në dy sektorë, në administratë e financa dhe të operativës, por është edhe  grupi i inkasantëve.

Përveç grumbullimit të mbeturinave ai tha se e kanë për obligim edhe mirëmbajtën e rrugëve, sipërfaqja publike, varrezat, tregun e gjelbërie

Isufi tha se tani janë në situatë kur gjendja në kompani është më e mirë se më herët, janë në objekt të  ri me kushtet më të mirë, ku kushtet për punë janë më të mirë.  Ai po ashtu tha se nga investitori  Moserr Grup janë bërë investime mbi 500 mijë euro dhe ka pas edhe trajnime të stafit duke përfshirë edhe ato në Gjermani.

Isufi ka thënë se puna e Kompanisë është vlerësuar lartë duke qenë edhe në nivel të Kosovës e vlerësuar ,  duke përfshirë këtu edhe nga USAID. Edhe ai tha se për shërbime edhe më të mira dhe për një qytet më të pastër  e rëndësishme është inkasimi  dhe në këtë drejtim  duhet ndihma e të gjithëve, e institucioneve por edhe e vet qytetarëve.

Sherif Bllaca,  qytetar nga lagjja e tetë – tha se është i kënaqur me grumbullimi ne mbeturinave por mungojnë kontejnerët e mëdha. Ai ka kërkuar tek shkolla në lagjen  të vendosen kontejnerë të vegjël por edhe mbishkrime nëpër rrugë që duhet ruajtur ambienti.

Hasan Sadrija, rruga e Ferizajt –  tha se ky debat mbi këtë temë është në dobi të dyanshme. Ai tha se  në pjesën ku banojnë pastërtia mbahet në nivel , pavarësisht kushteve atmosferike punëtorët e kompanisë dalin i grumbullojnë  mbeturinat. Ai tha se edhe në këtë lagje ka nevojë për kontejnerë ndërsa ka porositur të gjithë që të paguajnë faturat sepse nga kjo varet edhe puna e Kompanisë.

Muharrem Bajrami  nga Dardania –  ka thënë se  do të angazhohet në  lagjen e tij që pagesa e faturave të bëhet që shërbimet t’i marrim më të mira, derisa  Asllan Gërbavci  tha se edhe në lagjen e tij bëhet me kohë grumbullimi  mbeturinave për çka i ka falënderuar ata punëtorë. Edhe ai ka thënë se është shumë i rëndësishëm pagesa e faturave dhe do të ishte mirë të vetëdijesohen të gjithë.

Demir Behluli rruga Mulla Idriz Gjilani –  ka vlerësuar kompaninë por ka qenë kritik nga qytetarët e pandërgjegjshëm  për hedhjen e mbeturinave kudo , sidomos në lumin Mirusha  duke krijuar deponi të egra mbeturinash, për çka ka kërkuar që  përgjegjësit  përkatës të marrin masa dhe të shqiptojnë dënime për ta.

Fadil Gashi  – Bojanina –  ka thënë se në banesat kolektive,  kur  vijnë gurbetçarëve , shtohet nevoja për më tepër kontejnerë apo grumbullim më të shpeshtë të mbeturinave por edhe hedhjen e mbeturinave në kontejnerë të kësaj lagje  prej lagjeve tjera. Edhe ai  ka apeluar tek qytetarët  ti paguajnë faturat . Gashi tha se duhet bashkëpunim me shkolla  për të rritur vetëdijesimin.

Shaban Terziu, –  është interesuar për planifikime të kompanisë për çështjen e riciklimit dhe për planet rreth vetëdijesimit derisa Jonuz Hasani nga lagjja Velekincë tha se ka nevojë për kontejnerë .

Senad Ramaj  përfaqësues i Bordit të kompanisë Ecohigjiena, duke iu përgjigjur interesimit të të pranishmëve, tha se  po bëhen përpjekje për të gjetur një zgjidhje tjetër aty ku kamionët që janë të mëdhenj nuk mund të futen në ato rrugë të ngushtë . pastaj vazhdim i shpërndarjes së kontejnerëve nëpër lagje. Qëllim është ngritja e efikasitetit të shërbimeve, me kosto më të ultë. Pastaj kooperimi dhe bashkëpunimi me institucione siç janë shkollat për vetëdijesim të gjeneratave të reja. Është  në plan edhe çështja e riciklimit e projekte të tjera.

Burim Kastrati  – drejtor financiar  ka thënë se  në total në gjithë hapësirën ku operojnë, përqindja e inkasimit është 62 për qind. Ai ka lavdëruar lagjet Dardania dhe Dheu i Bardhë qe janë lagje më të mira ku inkasimi është i mirë, derisa në të tjerat lagje inkasimi është nën 50 për qind dhe kjo përbën  vështirësi.

Enver Biqkaj, ushtrues detyre  i drejtorit në Drejtorinë e Shërbimeve Publike ka vlerësuar  kompaninë me të cilën tha se drejtoria ka bashkëpunim jashtëzakonisht të mirë.  Ai tha se ka vend për përmirësim por  u tha se po punohet. Ai pranoi se Kompania ka vërejtje në institucione kur është në pyetje pagesa e borxheve  por tha se pret që tani kjo të përmirësohet dhe pagesa e faturave nga institucionet të bëhet me rregull.

Previous articleIlir Deda do të mbajë ligjeratë të Enjten në Gjilan
Next articleMirsës i mungon kënga