Home Uncategorized Shakira pranon Kosovën dhe lobon për pranimin në UEFA dhe FIFA

Shakira pranon Kosovën dhe lobon për pranimin në UEFA dhe FIFA

Në sajtin e “RTS” në internet, u shfaq një lajm, i cili ka tronditur komunitetin serb: Këngëtarja Shakira, trajneri dhe menaxheri i Manchester United Alex Ferguson, futbollistët e Barcelonës Pique dhe Xavi, kan dhënë nënshkrimin e tyre në fanelë, në përkrahjen të kërkesës: “Pranoni Kosovën në FIFA dhe UEFA”.

Për t’i bërë gjërat edhe më keq për serbët, fanelën vetë në duart e tij e mbante Presidenti i FIFA – Sepp Blater! Ky lajm i tmerrshëm për serbët ngriti në Internet pakënaqësitë duke u kërcënuar për hakmarrje ndaj Barcelonës dhe United posa të ndodhen në Beograd, shkruajn mediat në Serbi.

Në ceremoninë e ndarjes së “Topit të Artë “ në Cyrih reporterët e radio televizionit te Serbisë informojnë se ka ndodhur një incident i paprecedent anti-serb. I pari u paraqit lojtari i Barcelonës Xavi duke nënshkruar fanelën në të cilën shkruan : “Pranojeni Kosovën në FIFA dhe UEFA,” dhe pastaj kamerat kanë shënuar një moment kur këmishat janë nënshkruar publikisht nga këngëtarja Shakira, mandej Alex Ferguson që është menaxher
i ekipit të futbollit Manchester United.

Për t’i qetësuar vizitorët e vet portali i RTS, iu ka ofruar lexuesve të vet një shpjegim legjendar: gjoja se Xavi, Sir Alex dhe Shakira nuk e kanë ditur fare se çfarë përmban shkrimi në fanelë dhe edhe më shumë interesant e vëjnë në pikpytje se nëse e dinte Presidenti FIFA-s se çfarë mbanin në duart e tyre.

Në fund të këtij lajmi tragjik për serbët, portali i Tijanicit, sic e quajnë në Serbi transmeton: “Përndryshe që nga shpallja e pavarësisë Kosova është duke u përpjekur që të bëhet anëtare e UEFA-s dhe FIFA-s, por këto organizata dis aherë refuzuan kërkesën me arsyetimin se Kosova nuk është anëtare e Kombeve të Bashkuara. Statuti i këtyre dy organizatave thotë portali Tijanicit se anëtarë mund të jenë vetëm vendet që janë anëtare të OKB-së”.

Previous articleMustafa mbështet besimin në fitore tek Koalicioni i madh për Gjilanin
Next articleKeqpërdorimet nuk u raportuan në polici