Xherdan Shaqiri është bërë gati për trofuen e radhës me Bayern Munchen. Superylli kosovar pritet të jetë në fushë në ndeshjen që Bayern e zhvillon ndaj Hertës.
“A jeni gati për me festu kampionatin sonte?” pyet Shaqa në faqen e tij në Facebook.
Shaqiri edhe vitin e kaluar e kishte fituar këtë trofe të rëndësishëm me Bayernin, ndërsa në rast triumfi sot me Hertën, Bayern do të thyente rekordin e Bundesligës duke u shpallur kampion në muajin mars.