Home SPORT Shaqiri, njeriu i trofeve

Shaqiri, njeriu i trofeve

Xherdan Shaqiri është krenar që arriti të shpallet sërish kampioni i Gjermanisë me Bayern Munichun. Për mesfushorin kosovar ky është trofeu i 13-të në përgjithësi me klubet dhe Përfaqësuesen (U21).

Xherdan Shaqiri po vazhdon t’i renditë trofetë. Pas triumfit me skuadrën e Baselit, mesfushori me prejardhje nga Zhegra po arrin të tregoj sukses edhe me skuadrën e Bayern Munichut.

Mesfushori kosovar, ka siguruar titullin e kampionit në Bundesligë me skuadrën bavareze. Për Shaqirin, ky është titulli i dytë i kampionit me ekipin nga Allianz Arena, derisa trofeu i 13-të në përgjithësi me klubet dhe Përfaqësuesen (U21).

Shaqiri me Baselin prej vitit 2009 deri në 2012 fitoi tre tituj kampioni në Zvicrës dhe dy kupa – gjithsej 5 trofe.

Kurse, Gjashtë të tjerë i fitoi me Bayernin: titullin (2013) dhe Kupën e Gjermanisë (2013), Superkupën e Gjermanisë (2012), Ligën e Kampionëve (2013), Superkupën e Evropës (2013) dhe Botërorin e klubeve (2013), duke u bërë kështu shqiptari i vetëm që ka të fituar këta trofe të çmuar.

Ndërsa, mesfushori i lindur në Zhegër ka edhe një medalje të argjendtë nga Evropiani U21 me Zvicrën në vitin 2011.

“5 vite profesionistë, 5 tituj kampioni, tepër krenar’, ka shkruar Xherdan Shaqiri në facebook, pas fitores ndaj Hertha Berlinit, ku Bayern edhe matematikisht siguroi titullin e 24 në histori të klubit.

Previous article“Zogun” e duan edhe delfinët
Next articleBayern kampion i Gjermanisë