Shtetet e Bashkuara kanë humbur pajisje ushtarake në vlerë prej afro 2 miliardë dollarësh që nga 28 shkurti, në kuadër të sulmeve të përbashkëta me Izraelin ndaj Iranit, sipas vlerësimeve dhe të dhënave të përpiluara nga Anadolu Agency.
Që nga momenti kur ShBA-ja dhe Izraeli nisën goditjet ndaj Iranit, Teherani është kundërpërgjigjur duke shënjestruar të paktën shtatë objekte ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme, përfshirë baza dhe kampe në Bahrein, Kuvajt, Irak, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Katar. Gjithashtu, janë goditur edhe misione diplomatike amerikane në Arabinë Saudite, Kuvajt dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.
Për më tepër, forcat amerikane shpenzuan rreth 779 milionë dollarë – afërsisht 0,1% të buxhetit të mbrojtjes për vitin 2026 – vetëm gjatë 24 orëve të para të ofensivës.
