Personi 59 vjeçar, Jeffrey Ferguson, është ekzekutuar në shtetin Misuri në Shtetet e Bashkuara, për shkak të dhunimit dhe vrasjes së një vajze të re.
Ai ishte i dënuar me vdekje për shkak se në vitin 1989, e rrëmbeu, e dhunoi dhe e vrau 17 vjeçaren, Kelli Hall.
Në deklaratën e tij lamtumirëse, Ferguson tha se i vjen keq “që i solli ju gjithë në këtë punë të errët të ekzekutimit”.
Familjarët e Fergusonit, përfshirë dy vajzat e tij, kanë shikuar nga një dhomë për observim.
Ekzekutimin e ka parë edhe i ati i vajzës së dhunuar dhe të vrarë.
Ky është ekzekutimi i pestë në Misuri në shumë muaj, i 13-ti në Shtetet e Bashkuara këtë vit. Në vitin 2013, në nëntë shtete amerikane ishin kryer 39 ekzekutime.
Shtetet e Bashkuara dhe Japonia janë vendet e vetme nga shtetet e industrializuara demokratike që e përdorin dënimin me vdekje.