Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Librit, sot në galerinë e qytetit u mbajt një ekspozitë me libra, e organizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport.
Në ekspozitë morën pjesë nënkryetari i komunës, Fahri Restelica, si dhe drejtoresha e Kulturës, Valbona Ibishi. Me këtë rast, nënkryetari Restelica theksoi rëndësinë e librit si burim i dijes, edukimit dhe zhvillimit shoqëror, duke vlerësuar rolin e leximit në formimin e brezave të rinj dhe në pasurimin e jetës kulturore.
Aktiviteti u pasurua edhe nga pjesëmarrja e nxënësve të shkollave, të cilët recituan poezi të ndryshme letrare. Për angazhimin dhe interpretimet e tyre, nxënësit u nderuan me mirënjohje në shenjë falënderimi.
23.04.2026, Podujevë
Zyra për Marrëdhënie me Publikun dhe Informim
