Home Kuriozitete Shokuese, i vdekuri zgjohet në mes të funeralit

Shokuese, i vdekuri zgjohet në mes të funeralit

Ai i Brighton Zanthe Dama, 34 vjeç nga Zimbabve, ishte një funeral me fund të lumtur.

Burri i cili “vdiq” nga një sëmundje e gjatë, u rizgjua gjatë ceremonisë së funeralit, duke ngjallur panik, mes të pranishmëve.

“Nuk mbaj mend thuajse asgjë. Kush ishte në funeral mund ta tregojë më mirë”, shprehet Zanthe.

Në shtëpinë e tij po përgatitej përshëndetja e fundit dhe burri ishte vendosur në pjesën përpara shtëpisë, për tu ndarë nga të afërmit, moment kur këta të fundit po ndaheshin me të.

Por befas 34 vjeçari lëvizi këmbët. “Isha i pari që e vura re, isha i shokuar, nuk arrija tu besoja syve të mi. Por më pas kuptova se edhe të tjerët po shikonin diçka të dyshimtë”, u shpreh punëdhënësi i Dama.

Pas kësaj familjarët e 34 vjeçarit u përpoqën ta përmendnin dhe lajmëruan ndihmën e shpejtë. Pas dy ditësh në spital, Zanthe u dërgua në shtëpi, ku vazhdon të jetojë aktualisht.

Previous articleMessi e heshtë Bernabeun
Next articleHumb këmbët prej duhanit: “Dua të dalë në të gjitha paketat”