Home LAJME Shoqëria civile ia përkujton kryetarit Ahmeti premtimet e papërmbushura

Shoqëria civile ia përkujton kryetarit Ahmeti premtimet e papërmbushura

Dy organizata të shoqërisë civile që monitorojnë punën e Kuvendit Komunal të Prishtinës, të hënën ia kanë përkujtuar kryetarit Shpend Ahmeti 33 premtimet elektorale në zgjedhjet lokale 2013. Një gjë e tillë është bërë nëpërmjet një letre të hapur të përbashkët nga instituti për studime të avancuara GAP dhe Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese (BIRN).

“Në çdo shkollë me më shumë se 800 nxënës do të punësohet mjeku ose infermieri. Në shkollat me më shumë se 1.000 nxënës do të formohen ambulancat stomatologjike. Në secilën çerdhe/kopsht do të ketë psikolog dhe mjek. Shujtë ushqimore falas për fëmijët nga klasa e parë deri në klasën e pestë. Çerdhe publike në çdo zonë të kryeqytetit apo trafik urban të reformuar”, janë disa nga premtimet e listuara në letrën e këtyre dy organizatave.

Për shefin e këshilltarëve të LDK-së në Kuvend, Sami Hamiti, kryetari aktual nuk ka bërë ndonjë gjë për t`u përmendur, shefi i grupit të këshilltarëve të PDK-së, Lirak Çelaj, ka thënë se shëtit mjaft, por vazhdon të shohë mbeturina, trotuare të bllokuara, punë ndërtimore pa shenja mbrojtëse etj.
Në këtë kontekst, shefi i grupit të këshilltarëve të AAK-së, Imer Rusinovci, ka thënë se qeverisja e re ka nevojë për më shumë dinamizëm, e ka cilësuar si punë të mirë rrahjen e problemit të naftës në shkolla, që, sipas tij, ka dalë me probleme.
E Nehat Bllacaku, drejtor ekzekutiv i OJQ “Mileniumi i ri”, ndërkaq, ka thënë për gazetën se qeverisja Ahmeti ka vlerësuar pozitivisht angazhimin e Ahmetit në ndalimin e ndërtimeve pa leje në kryeqytet

Previous articleHazard: Chelsea mund të ndalë PSG-në
Next articleUji që e mbush Badocin nga Ujmani, i pijshëm