Tifozët zyrtar të Kombëtares së Kosovës “Dardanët” tashmë kanë përgatitur edhe transparentët dhe afishet që do t’i shpalosin më 5 mars në ndeshjen e parë ndërkombëtare të Kosovës kundër Haitit në stadiumin olimpik “Adem Jashari”.
Këta tifoz që përbëhen gati nga të gjitha grupet e tifozërive të Kosovës ka më shumë se një javë që po bëjnë përgatitjet e duhura për ndeshjen e madhe.
Po ashtu më 5 mars janë bërë gati edhe 17 mijë flamuj të Kosovës që do të jenë në duart e të gjithë shikuesve.
Ky është njëri nga transparentet që do të shpaloset me 5 mars.