Një shpërblim rekord, nga 1 milion euro për kokë, në rast triumfi në Champions League. Kjo është marrëveshja që Qatar Sport Investment ka bërë me futbollistët e Paris Saint Germain, shkruan francezja “L’Equipe”.
Sipas të njëjtit burim, futbollisti që negocioi me pronarin Al Thani dhe presidentin Al Khealaifi ka qënë ylli i skuadrës sulmuesi Zlatan Ibrahimoviç.