Ndërsa miliona njerëz shkojnë në shtrat të uritur, çdo vit hidhen rreth 1,3 miliard tonë ushqim, ose rreth një e treta e gjithë ushqimit të prodhuar globalisht, sipas agjencisë së OKB-së për ushqimin, Programit Botëror për Ushqimin (WFP).
Në nivel vjetor, kjo përkthehet në rreth 170 kg ushqim të hedhur poshtë për çdo person — sasi që do të mjaftonte për t’i ushqyer disa herë të gjithë të uriturit në botë.
Humbjet e ushqimit shkaktohen kryesisht nga ruajtja dhe transporti i dobët, që bëjnë që një pjesë e madhe e ushqimit të prishet para se të arrijë në dyqane, ndërsa blerjet e tepërta dhe konsumi i lartë shtojnë sasinë e ushqimit të shpërdoruar nga ana e konsumatorëve.
Ndërkohë, të dhënat për vitin 2024 tregojnë se mbi 295 milionë njerëz në 53 vende dhe rajone u përballën me nivele të ndryshme të urisë së rëndë gjatë atij viti, ku fëmijët janë nga më të prekshmit.
Sipas statistikave të WFP-së, rreth 43 milionë fëmijë vuajnë nga uria e rëndë në mbarë botën, dhe më shumë se tre milionë fëmijë vdesin çdo vit nga shkaqe të lidhura me urinë.
Ja një pasqyrë e vendeve që prodhojnë më shumë ushqim të shpërdoruar.
