Home SPORT Shpërthen Durant, 51 pikë kundër Raptors

Shpërthen Durant, 51 pikë kundër Raptors

Kevin Durat ishte lider përderisa Oklahoma City Thunder mposhti Toronto Raptors pas dy vazhdimeve me rezultat të ngushtë 119 – 118.

Me Russell Westbrookun që u lëndua në çerekun e tretë të takimit, Durant ishte figura kryesore e Oklahomas derisa shfaqi formën e tij të zakonshme.

Kevin shënoi 51 pikë, 12 kërcime dhe gjashtë asistime ndërsa kjo ishte ndeshja e 34-të radhazi që ai shënon mbi 25 pikë, derisa rekordin e mban Michael Jordan me 40 ndeshje.

Te Reptors më i miri ishte DeMar DeRozan me 33 pikë dhe Amir Johnson me 25 pikë dhe 12 kërcime. Kyle Lowry shënoi 25 pikë derisa Greivis Vasquez përfundoi takimin me 21 pikë të shënuara.

Previous articleThaçi kërkon mobilizim për një fitore bindëse
Next articleNuk ndalen Pacers