Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e sotëm në një lokal në rrugën “4 Dëshmorët” në Podujevë, ku tre persona kanë mbetur të lënduar.
Rastin për Gazeta Sinjali e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e cila ka bërë të ditur se ngjarja është raportuar rreth orës 08:30.
Sipas saj dyshohet se shpërthimi është shkaktuar nga një bombol gazi.
“Sot rreth orës 08:30 , në një lokal në rrugën “4 Dëshmorët” në Podujevë, ka ndodhur një shpërthim. Zyrtarët policor janë angazhuar menjëherë në vendit të ngjarjes. Bazuar në informacionet e para dyshohet që shpërthimi ka ardhur nga një bombolë gazi, ku tre persona kanë pësuar lëndime. Personat e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor në urgjencën e qytetit. Policia është në vendngjarje dhe po merret me trajtimin e rrethanave të ngjarjes”, tha Ahmeti.
Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në emergjencë, ndërsa policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po vazhdon hetimet për sqarimin e rrethanave.
