Shqipëria siguron një miqësore për datën 4 Qershor. Federata Shqiptare e Futbollit konfirmoi se në fillim të Qershorit, përfaqësuesja kuqezi do të përballet në një test me Hungarinë. Miqësorja me përfaqësuesen lindore, do të jetë në vazhdën e përgatitjeve të skuadrës së De Biasit për eliminatoret e Euro 2016. Hungaria, shihet si një kundërshtar i përafërt në nivel me dy rivalët tanë në grup, Serbinë dhe Armeninë dhe nga kjo miqësore, trajneri do të përpiqet të kuptojë më shumë dhe gjendja e skuadrës së tij.
Shqipëria dhe Hungaria kanë luajtur së bashku në eliminatoret e Botërorit, Afrikë e Jugut 2010 në të njëjtin grup me hungarezët që fituan të dyja takimet, 1-0 në “Qemal Stafa” me gol të Torghelles dhe 2-0 në Budapest po me Torghelle sërish për autor të golit të parë dhe Juhaz, i cili realizoi të dytin. Gjithashtu me Hungarinë, Shqipëria ka dhe humbjen më të thellë në histori 12-0 më 23 Shtator 1950