Home LAJME Shqipëria miraton heqjen e tatimit të dyfishtë me Kosovën

Shqipëria miraton heqjen e tatimit të dyfishtë me Kosovën

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përmes një statusi në profilin e tij në rrjetin social Facebok njoftoi sot se Qeveria, që drejton, sot mori vendim për heqjen e tatimit të dyfishtë me Kosovën.

Ky vendim vjen pas mbledhjes së përbashkët në Prizren të të dy qeverive – asaj të Shqipërisë e të Kosovës, për heqjen e barrierave që pengojnë bashkëpunimin ekonomik dhe zhvillimin e të dyja vendeve.

Mediet e Tiranës ende nuk kanë raportuar hollësi të tjera rreth këtij vendimi, që sigurisht do të gëzojnë tregtarët në të dy anët e kufirit.

Por, raportohet se Qeveria e Shqipërisë ka miratuar sot vendimin për Fondin për Luginën e Preshevës.
Shqipëria dhe Kosova kishin vendosur të ndihmonin maternitetin e Preshevës me nga 50 mijë euro.
Qeveria e Kosovës, po ashtu, para pak ditësh njoftoi miratimin e donacionit të premtuar për maternitetin e Preshevës.

Previous articleThaçi: Rrogat e punëtorëve të KEK-ut të rritën 120 euro nga prilli
Next articleMusliu, Vulinit : Pas deklaratave të mia qëndron Putini!