Australiani me origjinë shqiptare, Bobby Bajrami, është shumë afër të realizojë ëndrrën e tij, të ngjitet në malin Everest.
Bajrami jeton në Melbourne, ndërsa vuan nga skleroza totale – sëmundje që shkakton dhimbje të vazhdueshme. Prindërit e tij kanë migruar në Australi nga Shqipëria dekada më parë.
Bobby 45-vjeçar është personi më i ri në botë që është diagnostifikuar me sklerozë totale, kur ishte vetëm 13-vjeçar dhe kjo sëmundje ka pasur ndikim dëmtues në jetën e tij.
Prindërit e tij kanë pasur probleme për ta pranuar sëmundjen e Bobbyt, ndërsa njerëzit tjerë e kanë anashkaluar atë për shkak të mënyrës se si ka ecur dhe ka folur. Bobby rininë e ka kaluar me shikim të dobët dhe në karrocë invalidësh.
“Është aparati im i kopjimit”, thotë Bobby. “Dhimbja nis nga koka dhe shkon deri në majë të gishtërinjve. Mua nuk më ka pëlqyer mjekimi që është artificial, kështu që qeshem dhe jam pozitiv”