Albert Stanaj është një shqiptar me banim në Amerikë. Që nga fëmijëria ai është marrë me muzikë dhe shpeshherë ka kënduar dhe në aktivitetet dhe festat e komunitetit shqiptar. Këtë të marte ai ka qenë i ftuar në “Dancing with the Stars” (kanali ABC) ku ka interpretuar dy këngë, njëra prej të cilave ishte “Let Her Go”.
Interpretimi i djaloshit shqiptar i ka bërë shikuesit menjëherë të interesohen dhe të kërkojnë versionin e Albertit të kësaj kënge të cilën mund ta dëgjoni të plotë edhe në kanalin muzikor YouTube. Le t’i urojmë që ai të jetë shqiptari i radhës që korrë sukses në tregun muzikor amerikan.