Home LAJME Shtrenjtohet rryma

Shtrenjtohet rryma

U ngritën çmimet e prodhimit. Në tremujorin e fundit të vitit që lamë pas ka pasur ngritje të çmimeve të prodhimit.

Ngritja më e madhe sipas degëve të veprimtarive ekonomike vërehen te: furnizimi me energji elektrike, me gaz, avull dhe ujë të ngrohtë (8.7%), prodhimi i mobileve, industria tjetër përpunuese (4.6%), industria e tekstilit (1.8%), prodhimi i produkteve të tjera minerale jo metalike (0.8%), industri të tjera nxjerrëse (0.6 %), mbledhja, pastrimi dhe shpërndarja e ujit (0.6%), industria e produkteve ushqimore dhe e pijeve (0.2%) dhe prodhimi i produkteve prej gome dhe plastike (0.1%).

Ngritja u neutralizua nga rënia e çmimeve te: prodhimi i makinave dhe aparateve elektrike (-11.8%), nxjerrja e mineraleve metalike (-4.5%), përgatitja, tanimi i lëkurës, prodhimi i artikujve të udhëtimit dhe të galanterisë, prodhimi i pajimeve të kuajve dhe prodhimi i këpucëve (-1.2%), punimi me dru dhe fabrikimi i artikujve prej druri (-0.5%), prodhimi i produkteve prej metaleve përveç makinave dhe pajisjeve (-0.5%) dhe prodhimi i metaleve (-0.4%).

Ndërsa, Çmimet e Prodhimit në Kosovë në vitin 2013, krahasuar me vitin 2012, në mesatare vjetore janë ngritur për (2.5%).

Previous articleZëdhënësja e NATO-s: “NATO just do it”
Next articleU shënua Epopeja e Dukagjinit, Basha qytetar nderi i Deçanit