Home Uncategorized Si t’i transmetoni vlerat morale te fëmijët

Si t’i transmetoni vlerat morale te fëmijët

Vlerat morale luajnë një rol të rëndësishëm në edukimin e fëmijës në përputhje me vlerat njerëzore. Prindërit duhet të ndjekin nga afër zhvillimin e sjelljeve të fëmijës që nga mosha 3-4 vjeçare kur fillon të krijojë personalitetin e tij dhe duke filluar nga mosha 7-8 vjeçare kur fëmija fillon të kuptojë nocionin e vlerave morale duhet të fillojë t’ia mësojë ato.

Nuk duhet të harrojmë që edukata morale e mbetur e mangët apo e pamësuar në kohën e duhur nga ana e prindit nuk mund të plotësohet siç duhet as në shkollë e as në shoqëri.

Çfarë duhet të kenë parasysh prindërit në këtë proces

Prindi duhet të jetë një shembull i mirë për fëmijën. Nëse prindi gënjen vazhdimisht, shan dhe ofendon, deshifron mangësitë e njerëzve në prani të fëmijës, atëherë është krejt normale që edhe fëmija të pasqyrojë të njëjtat sjellje. Nuk duhet harruar se metoda juaj e mbështetur tek dashuria nuk praktikohet siç duhet as në shkollë e as në shoqëri.

Vlerësimi i fëmijës dhe shprehja e dashurisë mundëson ‘hapjen e dritareve’ ndaj jush gjithashtu lehtëson dhe përvetësimin e vlerave morale. Nëse jeni ofendues ndaj fëmijës atëherë reagimi i fëmijës mund t’i drejtohet vlerave morale të cilat ju mundoheni t’ia shpjegoni. E thënë ndryshe fëmija duke ia kthyer shpinën vlerave morale mund të kërkojë të hakmerret ndaj jush. Vlerat morale nuk duhen pasqyruar si ‘zinxhiri i ndalesave’.

Nëse e shohim çështjen nga ky këndvështrim atëherë kjo do bëhet shkak për reagimin e fëmijës ndaj vlerave morale. Prindërit duhet t’i shpjegojnë fëmijës me terma të pranueshme dhe logjike domosdoshmërinë e tyre dhe rëndësinë e praktikimit të tyre në jetën e përditshme.

Nëna dhe babai duhet të veprojnë së bashku. /RadioRINIA/

Previous articlePK: kryen disa bastisje në kuadër të operacionit rajonal
Next articleKu është Ligji për Trepçën?