Home SHOWBIZ Sinan Vllasaliu s’ia fal Kuvendit që s’e nderoi Bekim Fehmiun

Sinan Vllasaliu s’ia fal Kuvendit që s’e nderoi Bekim Fehmiun

siiiNë një intervistë për emisionin “Talk” të KTV-së, këngëtari i mirënjohur, Sinan Vllasaliu, ka thënë se është tejet i zhgënjyer me Parlamentin e Kosovës, që nuk kishte mbajtur një minutë heshtje me rastin e vdekjes së ikonës së kinematografisë, Bekim Fehmiut.

“Këtë gjë nuk do t’ia fal kurrë Parlamentit të Kosovës. Jemi shumë të dobët, pasi figurat e mëdha po na i marrin të tjerët”, ka deklaruar Vllasaliu.

Ndryshe, ai ka bërë të ditur se një dëshirë e tij e madhe është organizimi i një koncerti të madh dhe realizimi i një kënge dedikuar Nënë Terezës. Lidhur me këtë të fundit, Sinani është shprehur: “Dua ta bëj një këngë, përmes së cilës kam dëshirë ta falënderoj Nënë Terezën dhe jo ta lavdëroj”.
Për momentin, Sinan Vllasaliu është në përgatitje e sipër të disa këngëve të reja, të cilat do të realizohet edhe me videoklipe.

Previous articleMediat serbe: Ujkani fton Milanoviqin të luajë për Kosovën
Next articleCapital T bashkon forcat me Vedatin