Home LAJME Skandaloze: 8-vjeçarët kapen duke tymosur marihuanë!

Skandaloze: 8-vjeçarët kapen duke tymosur marihuanë!

ccccTre fëmijë të klasave të treta në Kaliforni në shkollën fillore “Sonora” nuk janë ndëshkuar se kanë ngacmuar shokët e klasës apo se nuk e kanë dëgjuar mësuesen – ata janë ndëshkuar se janë kapur duke tymosur marihuanë në banjë.

Ajo që është edhe më befasuese, dy 8-vjeçët dhe një 9-vjeç e kishin çibukun e vet. Një nxënës tjetër e kishte parë se çfarë po ndodhte aty dhe kishte lajmëruar menjëherë mbikëqyrësit e shkollës.

“I pamë tre fëmijë duke u shoqëruar nga banja, kjo ishte e tëra që e pamë”, ka thënë nxënësja e klasës së shtatë, Mary Montano.

Për këtë rast u njoftua edhe policia ndërsa tre fëmijët më pas iu dorëzuan prindërve të tyre.

“Kjo është shumë e keqe, pasi që janë fëmijë të vegjël dhe kjo s’guxon të ndodhë”, ka thënë nxënësi i klasës së shtatë, Mackenzie Morfoot.

Sipas drejtorit të shkollës fillore “Sonora”, Chris Boyles, nxënësit sipas të gjitha gjasave do të suspendohen apo përjashtohen krejtësisht nga shkolla.

“I tronditur. Të jesh në klasë të tretë dhe të kesh çibukun tënd…”, ka thënë prindi Linda Rodriguez. “Mendoj se ata duhen përjashtuar, por mendoj gjithashtu që ky rast duhet të hetohet edhe më tutje për të zbuluar se ku e kanë gjetur marihuanën”

Previous articleFoshnja mbijetoi mrekullisht edhe pse nuk kishte frymëmarrje në 23 minutat e parë të jetë
Next articleRita Ora refuzon 1 milion sterlina