Home SHOWBIZ Soni këngë për dashurinë e vjetër, Florin

Soni këngë për dashurinë e vjetër, Florin

I kishte munguar festivaleve por më shumë “Top Fest”-it që në kohët kur të gjithë qanë dhe u prekën nga kënga “Ndarja”. Soni Malaj rikthehet në Top Fest me një baladë për të cilën do të flitet gjatë. Jo vetëm për faktin që baladat janë ato që i shkojnë më shumë por edhe për faktin që teksti i saj, i shkruar nga Rozana Radi, është shumë pikant. Flet për një histori dashurie ku në mes hyn një “mike” jo dhe aq “mike”. Duke ditur historinë e saj me Flori Mumajesin historia e kësaj kënge do të ngjallë pak dyshime. Jemi të sigurt që nëse pyetet se kujt i dedikohet kënga, Soni me diplomaci mund të thotë: “pyesni Rozanën”. Kënga titullohet “Me të jeton” dhe do të prezantohet këtë javë në Top Fest.

Previous articlePolicia kundër protestave në Prizren
Next articleUshqimet që djegin më shumë kalori