Home SHOWBIZ Soni & Mirko në Itali

Soni & Mirko në Itali

soni-mirkoNdonjëherë mediat janë të çuditshme, sajojnë lajme edhe ku nuk ka ç’të thuhet. Ditët e fundit është folur shumë për ndarjen e Soni Malaj nga bashkëshorti i saj, Mirko. Po ju themi që nuk është aspak e vërtetë madje këto ditë Soni ndodhet pikërisht në Itali së bashku me vajzën e saj Ana për të kaluar disa ditë pushimesh pas përfundimit të X Factor. E ftuar në “On Air Event” në Prishtinë mes artistëve të tjerë Soni ishte gjatë gjithë kohës e shoqëruar nga gazetari Eraldo Rexho i “Bluetooth” i cili në momentin që u fotografua me shpinë u bë menjëherë ish partneri i Tunës dhe arsyeja e ndarjes së Sonit nga bashkëshorti. Këngëtarja në fakt nuk ka reaguar për këto lajme vetëm i ka përdorur si arsye për të qeshur me miqtë për “profesionalizmin” e disa mediave. Ja pra ku po ju sqarojmë Soni Malaj vazhdon të jetë lumturisht e martuar dhe po bëhet gati për një surprizë për publikun, do të rikthehet në Top Fest.

Previous articleKlajdi Haruni vjen me një baladë
Next articleLedri i vetmuar në Amsterdam