Home LAJME Sot vendoset për Bllacën, në burg apo i lirë

Sot vendoset për Bllacën, në burg apo i lirë

Gjykata e Apelit do të vendos sot, në lidhje me parashtresën e Nazim Bllacës që masa e mbrojtjes nga policia t’i llogaritet si arrest shtëpiak.

Nazim Bllaca ka qëndruar gati tre vjet në shtëpi i mbrojtur nga policia, një vit në arrest shtëpiak e që nga korriku i vitit që shkoi, ku u dënua, ai nuk ka shkuar në vuajtje të dënimit, shkruan Tribuna.

Bllaca u dënua me 4 vjet e gjysmë burg për vrasjen e Ibush Kllokoqit. Nëse sigurimi nën masa të rrepta i llogaritet si paraburgim, ai mund të lirohet. Sot merret ky vendim.

Previous articleNë QKUK bllokohet lëshimi i certifikatave mjekësore
Next articleThaçi përdor argumente të rrejshme për efektin e rritjes së pagave në inflacion