Home SPORT Spanja s’e njeh Kosovën, por thur lavde për Kombëtaren e Kosovës

Spanja s’e njeh Kosovën, por thur lavde për Kombëtaren e Kosovës

foto.php5Megjithëse se shteti i Spanjës nuk na ka njofto, ueb-faqja më e madhe sportive vendore “Marca” i ka dhënë rëndësi të madhe paraqitjes së përfaqësueses së Kosovës në futboll në ndeshjen e parë zyrtare kundër Haitit

Sipas ‘Marca’, ekipi i futbollit të Kosovës edhe pse barazoi me haitianët pa gola, kosovarët ishin më të mirë se mysafirët dhe se e kanë merituar që të dalin fitues nga ky ballafaqim, ku ishin prezent mbi 15 mijë shikues, të cilët u ndanë të kënaqur me paraqitjen e tyre në fushë.

Gjithashtu, ky portal bënë me dije se Kosova në këtë ndeshje të parë zyrtare, që nga lejimi nga ana e FIFA-s, është paraqitur pa logo shtetërore si dhe para fillimit të takimit, nuk janë intonuar himnet e ekipeve respektive.

Previous articleBabaStars e Stresi
Next articleGranit Xhaka nuk mendon si Lorik Cana