Home SHËNDETËSI Speci djegës ndihmon në kurimin e disa sëmundjeve

Speci djegës ndihmon në kurimin e disa sëmundjeve

spec_djeges1Speci djegës nuk shërben vetëm për të kënaqur shijen e përsonave që kërkojnë ushqime pikante, por përdoret edhe në mjekësinë moderne për zbutjen e dhimbjeve, kryesisht të pacientëve që vuajnë nga artriti dhe diabeti.

Speci djegës është i pasur me vitaminë C, e cila na mbron nga infeksionet. Gjithashtu, te speci gjendet në sasi të mëdha vitamina E, të cilës i atribuohet edhe vetia afrodiziake, që ka të bëjë me përmirësimin e funksioneve seksuale.

Por përtej shijes pikante, speci ka edhe një sërë funksionesh terapeutike, të cilat jo të gjithë i njohim.

Speci djegës mbron zemrën nga sëmundjet kardiovaskulare. Ata zvogëlojnë rrezikun e sulmit në zemër dhe goditjet në tru, dhe reduktojnë ndikimin negativ të kolesterolit.

Speci djegës ul presionin e gjakut dhe relakson enët e gjakut.

Studimet kanë treguar se kapsaicina në specin djegës vret qelizat e kancerit. Kjo perime me erëza gjithashtu ndihmon luftën nga ftohjet dhe parandalon mbipeshën.

Speci djegës ka veti antiinflamatore, madje rakomandohet të përdorët në rastet kur kemi kollë. Ai lehtëson gjithashtu edhe dhimbjet reumatizmale. Për këtë mjafton zbutja e tij për një farë kohe në një sasi alkooli dhe aplikimi në vendin e dhimbjes.

Speci djegës ndihmon të humbim peshë, pasi ushqimi me erëza pikante na çon në reduktim të peshës trupore. Shija pikante e specit i detyrohet kapsaicinës, e cila gjithashtu favorizon tretjen, ndihmon trupin të djegë më tepër kalori.

Speci djegës na çliron nga zemërimi, pasi ushqimet pikante stimulojnë prodhimin e serotoninës, një hormon që i bën njerëzit të ndjehen mirë. Prandaj është i dobishëm në luftimin e depresionit.

Por speci djegës nuk këshillohet të konsumohet nga ata që vuajnë nga patologji si ulçera, gastroenteritet, cistitet, hepatitet, hemorroidet etj.

Rëkomandohet gjithashtu përdorim i kufizuar për fëmijët nën 12 vjeç, pasi aparati i tyre tretës është delikat. Gjithashtu për të shmangur shqetësimet, në sasi të kufizuara duhet të përdoret edhe nga gratë shtatzëna dhe nga ato që ushqejnë fëmijët me gji. http://www.albeu.com/shendetesi/speci-djeges-ndihmon-ne-kurimin-e-disa-semundjeve/143292/

Previous articleVaj peshku për një gjumë të rehatshëm
Next articleJa lista e ushqimeve që parandalojnë rënjen e flokëve