Tre agjentë të Shërbimit Sekret të SHBA-së, të ngarkuara me mbrojtjen e Presidentit Barack Obama në Holandë janë dërguar në shtëpi për “arsye disiplinore”.
Washington Post, ka raportuar se njëri prej tyre u gjet i dehur, teksa u pa të kalonte në një korridor të një hoteli në Amsterdamit.
Zëdhënësi i Shërbimit Sekret, Ed Donovan ka thënë se incidenti i fundit ka ndodhur para se presidenti Obama të mbërrijë në Holandë, të hënën, për Samitin e Sigurisë Bërthamore.
Donovan shtoi se siguria e presidentit nuk ishte komprometuar në ndonjë mënyrë.
Por nuk janë dhënë më shumë detaje, përveç se që të tre janë vënë në pushim administrativ në pritje të një hetimi.
Kjo vjen në kohën kur Shërbimi, është duke u përpjekur të rindërtojë reputacionin e saj pas skandaleve të mëparshme.
Në 2013 dy agjentë u larguan nga detaje të sigurisë të presidentit Obama, mes akuzave për ngacmime seksuale dhe sjellje të pahijshme.