Ministri në Detyrë I Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla,dhe ministri në detyrë i Administrimit dhe Pushtetit lokal, Elbert Krasniqi, kanë qenë për vizitë në Jabukë  të Zubin Potokut, ku po dyshohet për varrezë masive.

Gjatë ditës në këtë lokacion kanë arritur edhe ekipet e Policisë së Kosovës, EULEX-it dhe Institutit të Mjekësisë Ligjore.

Të dielën autoritet e Kosovës njoftuan se në kuadër të hetimeve për varrezën e gjetur në Kalludër të Zubin Potokut është identifikuar edhe ky lokacion ku dyshohet për varrezë masive.

Prokuroria dhe Policia njoftuar se kanë bërë kërkesë në Gjykatën Themelore për lejimin e gërmimeve në këtë loakcikon.

Ndërsa, tre persona janë arrestuar si të dyshuar për krime lufte në Zubin Potok.