Home LAJME Ta kesh gruan gjykatëse është shpëtim, kështu po shpëton edhe Shefqet Qerkini

Ta kesh gruan gjykatëse është shpëtim, kështu po shpëton edhe Shefqet Qerkini

Çështja e skandalit të aeroportit i cili daton që nga viti 2009, kur aviokompania “Pronair” nga Spanja dështoi që të bart rreth 1 mijë e 600 udhëtar nga Aeroporti “Adem Jashari” për në destinacionet e tyre të ndryshme ende nuk ka nisur të shqyrtohet në Gjykatë.

Në mesin e 7 të akuzuarve është edhe djali i Isa Mustafës.

Njëri prej të akuzuarve Shefqet Qerkini zyrtar i bankës, është bashkëshorti i njërës prej gjyqtareve të Gjykatës Themelore të Prishtinës.

Për këtë arsye, kryetari i kësaj gjykate, Hamdi Inrahimi që prej një muaji i është drejtuar me një kërkesë Gjykatës Themelore të Gjilanit, me qëllim bartjen e çështjes atje. Mirëpo ajo ende nuk ka kthyer përgjigje, kështu i tha thënë një burim gazetës “Kosova Sot”

Previous articleTymoshenko: Krimea gjithmonë do të jetë e Ukrainës
Next articleNë QKUK bllokohet lëshimi i certifikatave mjekësore