Në vazhdën e takimeve të rregullta me Kryeshefin Ekzekutiv të KRM “Pastrimi”, Petrit Reçicën, diskutuam për forcimin e bashkëpunimit dhe gjetjen e modaliteteve sa më të mira për t’u ofruar shërbime sa më cilësore për qytetarët tanë.

Duke pasur parasysh numrin e madh të bashkatdhetarëve që do të vijnë në vendlindje për pushimet verore, u dakorduam që grumbullimi i mbeturinave të koordinohet nga dy kompani, me qëllim që shërbimet të jenë sa më efikase dhe të mos ketë pengesa gjatë kësaj periudhe.

Po ashtu, me z. Reçica diskutuam që është e nevojshme që së shpejti të ulemi dhe të diskutojmë për harmonizimin e çmimeve në nivel rajonal, në mënyrë që të sigurohet një funksionim i qëndrueshëm dhe cilësor i shërbimeve.